Asnjë variant i ri i Covid-19/ Shqipëria ende e paprekur, por e rrezikuar nga lëvizja e lirë
Asnjë rast i dyshuar apo i identifikuar i varianteve të reja të Covidit nuk është raportuar deri tani në vendin tonë. Ekspertët e shëndetësisë thonë se Shqipëria është e rrezikuar nga infektimi prej tyre, por ka kapacitete të mjaftueshëm për identifikimin dhe menaxhimin e çdo situate.
Në vendin tonë nuk është identifikuar ende asnjë rast i varianteve të reja covid, qoftë atij Indian apo afrikan. Ekspertja e ISHP Iris Hasibra, thotë se vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshem për të kapur në kohë variantet e reja, por rreziku ekziston.
“Ne kemi kapacitet për të identifikuar, kështu që situata është në bashkëpunim dhe me masat higjenosanitare, mendohet që së shpejti të fudim dhe teknika të reja në identifikimin e këtyre varianteve.”
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini
10 Qershor, 15:25
Në çdo rast në rajon variantet e reja janë të importuara,ndaj edhe Shqipëria është e rrezikuar, pasi kufijtë janë të hapur për të gjithë dhe kontrolli anticovid përmban vetëm matjen e temperaturës.
“Edhe indiani në rajonin tonë, në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë përmes një rasti të importuar, pra nuk është autokton, këshu që kjo do të thotë që meqenëse ne jemi të hapur dhe presim turistë, mendohet që ne edhe mund të jemi të ekspozuar ndaj këtyre varianteve."
E veçanta e variantit indian është se ai përhapet më shpejtë nga një individ tek tjetri, ndërsa për agresivitetin e tij duhet të bëhet të bëhen studime të tjera.
“Varianti indian thuhet se është më i transmetueshëm se varianti britanik, i cili qarkullon në vendin tonë. “
Megjithatë ekspertët sqarojnë se variantet e reja të virusit varen edhe nga kushtet higjenike të zonave ku përhapen.
Aktualisht variantet e reja të Covidit janë identifikuar në Kosovë, ai afrikani dhe në Maqedoninë e veriut variant indian.


