Nis mbledhja e firmave për rikthimin e aboneve të përgjithshme
Organizata politike ka nisur aksioni për hartimin e një peticioni për rikthimin e aboneve të përgjithshme në Tiranë.
Nisma e ndërmarrë nga organizata politike vjen pas kundërshtimit dhe irritimit të banorëve të Tiranës që preken drejtpërdrejtë nga vendimi i bashkisë.
Mirela Ruko, përfaqësuesja e organizatës shprehet se peticioni synon tërheqjen e vendimit arbitrar për heqjen e aboneve të pëgjithshme dhe përmirësimin e shërbimit në këtë sektor.
“Ne e dimë që Bashkia Tiranë merr vendime arbitrare. Vendimi për heqjen e abonesë ishte o menjëhershëm dhe qytetarët gjendeshin para faktit të kryer se nuk ka abone të përgjithshme. Ne do bëjmë makismumin që ky vendim të kthehet mbrapsht nga Bashkia e Tiranës”- thotë ajo.
“Jemi kundër, ka persona që duna tre katër autobusë për të shkuar në punë.S’ka asnjë rregull as orare”- thotë një qytetar.
“I thoni Kryetarit të Bashkisë, sa më shpejt të nxjerr abonetë i kemi shumë të nevojshme. Ne lëvizim me dy abone”- thotë një tjetër.
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini
10 Qershor, 15:25
Ka dhe nga ata persona, të cilët edhe pse nuk e përdorin transportin publik urban, kanë shprehur mbështetjen e tyre në firmosjen e peticionit.
“Kam automjet personal, por i mbështesë, është vendim i gabuar."
Mbledhja e firmave në terren do të realizohet në pika të ndryshme të kryeqytetit deri më deri më datën 21 Qershor, ku dhe është paralajmëruar zhvillimi i një proteste kundër këtij vendimi, i cili rëndon mbi në xhepat e gjithë personave të cilët janë të detyruar të përdorim më shumë se dy linja urbane.

