Vodhi 835 mijë dollarë nga fondet e shkollës për të paguar borxhet e bixhozit, murgesha dënohet me 40 vite burg

Një murgeshë e moshuar nga Kalifornia do të deklarohet fajtore për vjedhje nga shkolla katolike ku ajo punoi për dekada me qëllim që të paguante borxhet e bixhozit, sipas prokurorëve të SHBA-së.

Mary Margaret Kreuper, 79 vjeç, dyshohet se vodhi më shumë se 835,000 dollarë (590,000 £) ndërsa punonte si drejtoreshë e një shkolle në periferinë e Los Anxhelosit.

Ajo tani po përballet me 40 vjet burg.

Një marrëveshje për pranimin e fajit e lëshuar të martën, 8 qershor thotë se ajo kishte pranuar të devijonte fonde për të paguar borxhet e mëdha të lojërave të fatit.

Motra Kreuper, drejtoi Shkollën Katolike St James në Torrance, California, për 28 vjet. Zyrtarët thonë se ajo filloi të vjedhë në 10 vitet para pensionit të saj në 2018.

"Komuniteti i besimit në St James u trondit dhe u trishtua nga këto veprime dhe famullia, shkolla dhe kryepeshkopata raportuan çështjen dhe bashkëpunuan plotësisht me autoritetet në hetimin penal," tha Kryepeshkopata e Los Anxhelosit në një deklaratë, sipas The Los Angeles Times.

Avokati i saj i tha gazetës se ajo ishte "shumë e penduar" dhe se sëmundja mendore e kishte errësuar gjykimin e saj.

Si drejtoreshë e shkollës, Motra Kreuper "kontrollonte llogaritë në një union krediti, duke përfshirë një llogari kursimi për shkollën dhe një të krijuar për të paguar shpenzimet e jetesës së murgeshave të punësuara nga shkolla", tha zyra e avokatit të SHBA-së.

Ajo pritet të deklarohet fajtore për një akuzë për mashtrim dhe një akuzë për pastrim parash.