Kim: SHBA e konsideron Shqipërinë me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka cilësuar Shqipërinë si një vend me nivel të ulët të rrezikut të infektimit nga COVID.

Lajmin e ka publikuar ambasadorja Yuri Kim në rrjete sociale, teksa thotë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë.

"Që nga 7 qershori, CDC ka azhurnuar Shqipërinë në "Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19". Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC", shkruan Kim.

Ditën e sotme në vendin tonë, nuk ka humbur jetën asnjë persona, ndërkohë që janë regjistruar 13 raste të reja, me Covid-19.