Video/ Zjarri masiv përfshin hotelin luksoz me 200 persona brenda

Një zjarr shpërtheu të enjten pasdite, 3 qershor në Grand Hotel “Nuevo Madrid” në Madrid. Rreth 200 njerëz ishin brenda objektit ku ra zjarri, por fatmirësisht të gjithë kanë arritur të evakuohen pa pësuar asnjë dëmtim.

Zjarri u përhap kryesisht në katet e sipërme të hotelit ndërsa flakët dolën edhe jashtë tij.

Hoteli me katër yje është i vendosur në lagjen Pius XII , ngjitur me pjesën veriore të autostradës “M-30” në kryeqytetin spanjoll.

Një zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës në Madrid konfirmoi se zjarri tashmë ishte vënë nën kontroll. “Nuk pati asnjë person të dëmtuar nga zjarri apo nga tymi,” tha ajo.