Atentati në Vlorë / Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Velajt


Një orë pas vrasjes së Shkëlzen Velajt në derën e shtëpisë në lagjen "24 Maji" të Vlorës,  policia njofton se ka gjetur duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Makina, tip BMW është gjetur në zonën e Risilit dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes e po bën të mundur shuarjen e flakëve.

Ka qenë ora 23:55 minuta e 2 qershorit 2021. Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit po e ndiqte një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit.  Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. 

Vlorë/Informacion paraprak.

Rreth orës 23:55, në lagjen "24 Maji", në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.