PD ankimon rezultatin për Shkodrën në Kolegjin zgjedhor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2021, 15:42
Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin për qarkun Shkodër në Kolegjin Zgjedhor.
PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit në këtë qark Shkodër, për shkak të parregullsive që janë hasur gjatë procesit zgjdhor, të cilat janë raportur në KAS. Mësohet se shqyrtimi i kërkesës së PD-së do të bëhet me 10 qershor ora 11:00.
Pak ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së për të shpallur pavlefshmëri ne zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qarkun e Shkodrës.
Po ashtu, Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS edhe për qarkun e Durrësit.
