Vrau shokun, Marjus Dema nuk bind Apelin se ishte aksidentale, mbetet në burg
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e lënë në qeli pa afat Marius Demën, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qemën në lagjen "5 Maji" në Tiranë.
Dema kishte kërkuar nga Apeli një masë më lehtësuese më pretendimin se e gjithë ngjarja ishte aksidentale dhe se nuk ka dashur të vrasë shokun e tij por kjo kërkesë nuk është parë e arsyeshme nga togat e zeza.
Për ngjarjen në "5 Maj" vetëm Marjus Dema vijon të jetë në qeli pasi 5 shokët e tij u lanë të lirë më vendimin e shkallës së parë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua me datën 10 maj rreth orës 23:00 në kryeqytet, ku Marjus Dema nën shoqërinë e disa personave të tjerë drejtoi armën drejt Qemës, duke e lënë fillimisht të plagosur dhe pastaj humbi jetën.
Pas ngjarjes të gjithë personat e përshirë u arratisën por të nesërmen ata u vetë-dorëzuan.
