Kishin mbushur shtëpitë me para, arrestohen dy shqiptarë në Britani, sekuestrohen 400 mijë paund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 22:02
Altjon Gjoni, 38 vjeç dhe Bejar Cozminca, 30 vjeç, të dy shqiptarë, janë arrestuar në Briatni, pasi akuzohen për për trafik droge dhe pastrim parash.
Ndërkohë, mediat e huaja, bëjnë me dije se policia në shtëpitë e dy shtetasve ka gjetur dhe sekuestruar 400 mijë paund, pasi dyshohet se janë të ardhura nga tregtimi i paligjshëm i lëndëve narkotike.
Mësohet se , oficerët e Policisë britanike kontrolluan dy banesa, një në Islington dhe një në Wembley, dhe sekuestruan mbi 200,000 £ para në secilën prej godinave.
Paratë ishin të ndara, paketuara dhe të ngjitura në forma blloku.

