Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, plagosen tetë persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 10:32
Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme, 28 maj në një fabrikë për prodhimin e pijeve alkoolike në afërsi të Larisas në Greqi, në rrugën Tyrnavo.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi ndodhi në një kazan të përpunim të pijeve, në ambientet e fabrikës.
Tetë persona janë plagosur nga shpërthimi dhe janë duke u dërguar në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, shkruan protothema.gr.
