Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, marshim kundër abuzimeve seksuale edhe në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2021, 20:15
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, nga 5 persona, ka qenë kryefjalë e midiave prej disa ditësh.
Ndërkohë ditën e sotme qindra qytetarë kanë dalë në protestë në sheshin “Skëndërbej”. Me pankarta në duar të cilët mbanin mesazhe të ndryshme, thirrja kryesore e marshimit ishte “Eduko djalin”.
Ndërkohë, protestë është zhvilluar edhe në qytetin e Durrësit, ku qytetarët kanë marshuar drejt shesheve për përdhunimin e të miturës.
Me pankarta në duar edhe qytetarët në Durrës kanë marshuar kundër abuzimeve seksuale edhe në Durrës.
