Mijëra testime, 23 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 3862 testime, nga të cilët 23 kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu 176 pacientë janë shëruar dhe vetëm 1 person nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.
Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Betejën me Covid-19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati.
Statistika (22 Maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,862
Testime totale 695,738
Raste pozitive 132,176
Raste të shëruara 128,601
Raste Aktive 1,133
Humbje jete 2,442
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 670
Korçë 115
Shkodër 85
Vlorë 58
Elbasan 38
Berat 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Fier 26
Durrës 14
Kukës 14
Dibër 1
