Fakte interesante rreth çajit dhe vetitë kuruese. A e dinit se çaji është zbuluar rastësisht nga perandori kinez

Sot është Dita Ndërkombëtare e Çajit. Duke njohur historinë mijëvjeçare, rëndësinë kulturore dhe ekonomike të çajit në të gjithë botën, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, caktoi ditën e 21 Majit me Rezolutën e 19 Dhjetorit 2019, si Ditën Ndërkombëtare të Çajit.

Çaji është pija më e njohur në botë, sigurisht pas ujit. Çaji ia kalon edhe kafeinës, për sa i përket konsumimit.

Por si është zbuluar çaji?

Çaji është zbuluar rastësisht. Legjenda thotë se ndërsa perandori kinez Shen Nung vlonte ujë, gabimisht ra një gjethe në ujë dhe përfundoi në enën e perandorit. Gjethet filluan t'i japin ngjyrë ujit, duke çliruar një aromë të këndshme në ambient. Kështu pra perandori kinez provoi të pinte filxhanin e parë me çaj. Që atëherë çaji u bë pija e preferuar për të gjithë në mbarë botën.

Vetitë kuruese të çajit jeshil

Çaji jeshil është studiuar gjerësisht nga shkencëtarët, të cilët konfirmojnë vetitë e tij të dobishme.

Çaji jeshil ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Forcon sistemin imunitar.

Ka veti anti-kancerogjene.

Kinezët e përdornin si ilaç për më shumë se 4.000 vite.

 Ka përmbajtje shumë të ulët të kafeinës.

Konsumi i shpeshtë i çajit jeshil ka më pak të ngjarë të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare dhe lloje të caktuara të kancerit.

Në veçanti, substancat që çaji përmban, sipas studimit japonez, lufton bakteret që lidhen me kancerin e stomakut

Vetitë kuruese të çajit i zi

Është një nga llojet më të njohura dhe më të përhapura të çajit në botë dhe më i përpunuari, prandaj ka një shije imponuese, të pasur, ruhet madje për vite të tëra pa u prishur.

Quhet 'çaj i zi'  në perëndim për shkak të ngjyrës së zezë të gjetheve që ka pas përpunimit, ndërsa në Kinë quhet "çaj i kuq" për shkak të ngjyrës që i jep ujit.

Sa më shumë çaj të zi të pini, aq më shumë përfitimet do të keni.

Sipas ekspertëve çaji përmban përqindjen më të lartë të kafeinës nga të gjitha varietetet e çajit, gjithsesi  ai ka gjysmën e  sasisë së kafeinës  në krahasim me kafenë.

Ka substanca antioksidante dhe anti-kancerogjene.

Falë 'katekinave' që përmban, ndihmon në kontrollin ose humbjen e peshës .

Kontribuon në shëndetin e kockave, gjë që e bën atë një aleat të fortë kundër osteoporozës .

Ndihmon në kurimin e goditjeve në tru dhe sëmundjen e Alzheimerit .

Çaji i malit ndihmon në trajtimin e Alzheimer

Çaji i malit ka  veti tretëse, tonifikuese dhe detoksifikuese.

Rekomandohet kundër ftohjeve, sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes dhe infeksioneve urinare.

Karakteristikat e tij shëruese ndihmojnë gjithashtu në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, falë të ashtuquajturve 'flavonoide' që përmban.