Sallabanda: Edhe ata që e kanë kaluar Covid-19, duhet të bëjnë një dozë vaksine
Mjeku Kita Sallabanda, shprehet se pas një jave mund të ketë një rritje të lehtë ta rasteve të Covid-19, dhe kjo sipas tij, vjen si rezultat i grumbullimeve që janë bërë në fushatat elektorale, për zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Sallabanda theksoi se ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet të bëjnë domosdoshmërisht një dozë të vaksinës anto-Covid.
Sallabanda: Shqipëria për një javë ose 10 ditë, mund të ketë një rritje të lehtë të rasteve të reja. Duhet që të ketë shumë kujdes mbi këtë valën e tretë në Shqipëri, por gjithsesi situata është e favorshme. Unë jam dakord që e gjithë popullsia të marrë vaksinën që mundet, qoftë kineze, apo ruse.
BE deklaroi se do të lejoj ata persona që kanë bërë vaksinat që janë aprovuar nga BE, domethënë ata që kanë bërë vaksinën kineze do futen, por duhet të paraqesin domësdoshmërisht arsyen e futjes dhe një PCR negativ. Insistoj që të gjitha vaksinat duhen bërë. Ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet ta bëjnë vaksinën, pasi janë më të mbrojtur, të paktën të bëjnë dozë. Një dozë është e padiskutueshme që duhet bërë edhe pse e keni kaluar Covid-19.

