Alergjik apo me covid? Lexoni simptomat
Poleni i luleve apo barërave ka shfaqur te qytetarët shqetësime si kollë, tështimë apo edhe skuqje të syve, thotë mjeku alergolog Mehmet Hoxha.
“Ka rrjedhje hundësh, bllokim hundësh, të kruara sysh, të kruara hundësh, të kruara në qiellzë. Kanë kollën e gjoksit, kollën pastruese të fytit, kanë vështirësi në frymëmarrje, fishkëllimën në gjoks. Këto shfaqen në orare të caktuara të ditës, kondicionuar në kushte të caktuara atmosferike”
Por disa nga qytetarët janë ende konfuz për dallimet mes alergjive dhe simptomave të covid. Por mjeku Hoxha sqaron se ato jane lehtësisht të dallueshme dhe përmed temperaturën e lartë e cila nuk mund të shfaqet te rastet e alergjive.
"Sëmundjet alergjike nuk kanë temperaturë, covidi jo. Sëmundjet alergjike kanë një periudhë të caktuar gjat ditës, psh në orët e para të mëngjesit, gjatë natës pacienti mund të jetë I qetë”
Në mënyrë që të mos ketë përkeqësim të gjendjes shendetësore nga alergjitë duhet që të mos ndërpriten anjëherë kurat në rastet kronike, si dhe nuk duhet neglizhuar asnjë shenje sado e vogël
”Ajo që kërkohet tek pacientët alergjikë në kushtet e pandemisë është se duhet të vazhdojnë protokollet e trajtimit të sëmundjeve të tyre kronike”
Kjo e mërkure shënon dhe ditën ndërkombëtare të astmës bronkiale, të prekurit prej tyre janë ndër më riskuar nga alergjitë e stinës.

