Pas armëpushimit, Antony Blinken do të vizitojë Izraelin këtë javë

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme "në ditët e ardhshme", tha Departamenti i Shtetit të enjten, më 21 maj pasi Izraeli dhe grupi terrorist Hamas ranë dakord për një armëpushim duke ndaluar 11 ditë luftime.

Blinken foli me homologun e tij izraelit Gabi Ashkenazi, i cili "mirëpriti udhëtimin e planifikuar të Sekretarit amerikan në rajon", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një deklaratë.

Diplomati i lartë amerikan "do të takohet me homologët izraelitë, palestinezë dhe rajonalë në ditët në vijim për të diskutuar përpjekjet e rimëkëmbjes dhe duke punuar së bashku për të ndërtuar të ardhme më të mira për izraelitët dhe palestinezët", tha Price.

"Të dy udhëheqësit shprehën vlerësimin e tyre për përpjekjet e Egjiptit për ndërmjetësim dhe sekretari vuri në dukje se ai do të vazhdonte të mbetej në kontakt të ngushtë me homologun e tij egjiptian dhe aktorët e tjerë rajonalë," tha Price.

Përgjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Blinken do të vizitojë Egjiptin dhe Jordaninë, dy aleatët më të mëdhenj të Palestinës në rajon, për të ndërtuar dhe me ta një dialog konstruktiv për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale dhe paqësore mes dy kombeve.

Presidenti i SHBA Joe Biden e mirëpriti armëpushimin si një "mundësi të mirëfilltë" për paqen gjatë  një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë.

"Unë besoj se kemi një mundësi të mirëfilltë për të bërë përparim dhe unë jam i përkushtuar të punoj drejt kësaj," tha Biden.

Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe grupet e tjera terroriste në Gaza kanë qëlluar më shumë se 4300 raketa drejt Izraelit, të cilat kanë marrë 12 jetë, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar izraelit.