Si të heqim kafeinë nga çajrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 12:44
Shumë sëmundje mund të gjejnë shërim nga një lloji specifik i çaji. Por disa prej tyre si çaji jeshil apo çaji i zi kanë përmbajtje të lartë të kafeinës. E cila ndikon negativisht tek sistemi jonë nervor duke nxitur pagjumësinë, nxit acarimet, dridhje të trupit dhe rritë rrahjet e zemrës, tha nutricionistja Lida Ferollari, për 'Ditë e Re'.
Por ja një mënyrë tepër efektive se si mund të heqësh sasinë e kafeinës e treguar nga mjeku popullor Ylli Merja.
Marrim bimën dhe e vendosim në një çajnik për ta zierë. Ujin e fillimit që ka zierë çaji e hedhim. Më pas do e ziejmë sërish me gjysmën e sasisë së ujit të parë. Në këtë mënyrë kemi hequr kafeinës që ju nuk do e dëshironit.