"Detyrohemi të mos hamë për të blerë ilaçe", rritja e çmimit të fruta-perimeve pamundëson blerësit

Çmimet në tregje janë rritur me të paktën 4 përqind në Shqipëri. Për konsumatorët jetesa tashmë është shumë e shtrenjtë dhe janë të detyruar që të kursejnë dhe ushqimet bazë. Tashmë në shenjë solidariteti nuk mungojnë as rastet kur frutat jepen falas për nevojtarët.

Muaji prill ka shënuar një rritje të të gjitha çmimeve në vend me të paktën 4 përqind.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, grupi i zarzavateve përfshirë dhe patatet janë shtrenjtuar me plot 10.2% më shumë se viti i kaluar.

Edhe pse më pak, rritja është ndjerë edhe tek frutat, të cilat rezultojnë 4.4% më të shtrenjta.

Qytetarët shprehen se janë të detyruar të kursejnë edhe për produktet bazike.

"Do marrin dhe ilaçe, edhe kursejnë për të ngrënë."

"Njerëzit detyrohen të mos hanë dhe blejnë ilaçet."

Edhe pse INSTAT shprehet për kosto më të larta, për tregtarët çmimet nuk ndryshojnë.

"Konsumojnë më pak, arrin ato gjërat që janë më të lira."

Qytetarët pretendojnë të kundërtën.

"Kanë pësuar rritje."

"Varet nga tregtarët, jo kërkesë-oferta. Ka që i mbajnë lirë, ka që i mbajnë shtrenjtë."

Në shenjë sensibilizimi për pjesën e qytetarëve që janë të pamundur ekonomikisht për të blerë këto produkte vetë tregtarët e fruta-perimeve kanë seleksionuar disa prodhime në një karrocë me mbishkrimin falas.