Euro bie në pikiatë, regjistron nivelin më të ulët për 2021
Monedha e Euros regjistroi këtë të hënë nivelin më të ulët të vitit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro u këmbye me 122.92 Lekë, nga 123.01 të premten e javës së kaluar.
Ky është niveli më i ulët Euros gjatë 2021 dhe në kuota të ngjashme me fundin e vitit të kaluar përpara festave të fundvitit.
Euro ka qenë e nënvlerësuar në tregun vendas, ndonëse në bursat ndërkombëtare ajo është në rritje që prej muajit prill, duke u këmbyer me 1.22 Dollarë, niveli më i lartë që nga shkurti.
Rënia e monedhës europiane në tregun vendas lidhet me faktorë të brendshëm, si oferta e lartë për Euro dhe kërkesa e ulët për to. Ndërsa oferta vjen nga një gjallërim i turizmit në vend.
Në rënie në tregun e brendshëm ishte dhe Dollari, ku një Dollar u këmbyeme 101.1 Lekë, nga 101.89 Lekë të premten e javës së kaluar, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta që nga fillimi i Janarit të këtij viti.
Ndryshe ndodhi me Paundin britanik dhe Frangën zvicerane që forcuan pozitat respektivisht me 0.66 Lekë dhe 0.02 Lekë.
Pse nuk mund te depolitizohet administrata
10 Maj, 22:13



