Hanxhari: Çdo vendim i DASH është në interes të popullit shqiptar, drejtësia po funksionon

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, pedagogu i UT Romeo Hanxhari u shpreh se çdo vendim që DASH merr është në interes të popullit shqiptar.

Sipas tij, kjo gjë është sinjal për t'i dhënë popullit shqiptar që të kuptoj se drejtësia e re po funksionon.

Hanxhari: Çdo vendim që DASH merr është në interes të popullit shqiptar. Këtë që ndodhi sot nuk duhet ta shohim si diçka të lidhur vetëm me Berishën, por vendimi të interpretohet si shenjë që drejtësia po merret me “peshqit” e mëdhenj, të tjerët e marrin vetë mesazhin. Është sinjal për t'i dhënë popullit shqiptar që të kuptoj se drejtësia e re po funksionon.