Izraeli po konsideron mundësinë për armëpushim, por Hamasi jo

Izraeli po konsideron mundësinë për "armëpushim", tha për gazetarët zyrtari i lartë ushtarak izraelit sot, por vuri në dukje se shteti hebre nuk kërkon armëpushim, duke vazhduar operacionin e nisur 10 ditë më parë kundër Rripit të Gazës, raporton BBC.
Izraeli po vlerëson rrethanat për të ndalur fushatën ajrore ndaj militantëve palestinezë në Gazë, por edhe planifikon vazhdimin e saj.
Avionët izraelitë fluturuan edhe të mërkurën mbi Rripin e Gazës, duke rrafshuar godina e duke vrarë të tjerë palestinezë si dëme anësore.
Kanë shkuar mbi 230 viktimat në Gazë e Izrael, me mbi 60 fëmijë, në harkun e dhjetë ditëve.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, u tha ditën ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj në vend se fajtor është grupi islamik, Hamas.
Izraeli e do armëpushimin me militantët dhe paqen në territorin e kontrolluar prej tyre.
"Por me ta merresh vesh vetëm me dy mënyra: mund t'i pushtosh, që gjithmonë një mundësi, ose t'i ndalosh me forcën tënde luftarake. Kjo po ndodh tani. Ne nuk përjashtojmë asnjë skenar dhe dua të them se po bëjmë të pamundurën të shmangim civilët e vrarë."
Konflikti i fundit ka lënë bilanc të rëndë njerëzor, por edhe humanitar, duke shpërngulur më shumë se 70 mijë banorë nga qyteti i Gazës, tashmë në nevojë për ndihma.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë apeloi të premten Izraelin të zhbllokojë hyrjet për ndihmat nga jashtë ndërsa kujtoi edhe se kriza e fundit në Gazë dhe në Bregun Perëndimor ndodh kur të dyja zonat palestineze raportojnë ndër normat më të larta në botë të infektimit prej covid-19.

