Takimi në Bruksel, Oliver Varhelyi: Ky është një hap përpara që ky të jetë viti i Ballkanit perëndimor

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky vit duhet të jetë viti i Ballkanit Perëndimore qoftë në  mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare apo dialogun Serbi -Kosovës, ashtu edhe në proceset integruese të tij. 

Këtë deklarata  Varhelyi i bëri pas darkës së punës që zhvilloi së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

""Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, kemi shumë për të punuar dhe për të arritur së bashku, dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë qoftë për marrëdhëniet bilaterale, qoftë për dialogun Serbi-Kosovë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

Përshpejtim i procesit për ato vende që i kanë hapur tashmë negociatat dhe aplikimin e  metodologjisë së re. Ne kemi në dorë të gjithë letrat e duhura dhe duhet t'i përdorim ato në formën e duhur që këtë vit ta shpallim vitin e Ballkanit Perëndimor", tha Varhelyi.