E pabesueshme! Familja mendonte se vdiq nga Covid, 76 vjeçarja hap sytë para se t'i digjej trupi
Një grua 76-vjeçare indiane, e cila besohej se kishte vdekur pasi doli pozitive me Covid-19, tronditi anëtarët e familjes së saj kur u zgjua disa minuta para djegies së trupit të saj, raportuan mediet lokale.
Gruaja, e identifikuar si Shakuntala Gaikwad nga Baramati, kishte rezultuar pozitive me koronavirus javën e kaluar.
Pasi gjendja e saj u përkeqësua, anëtarët e familjes e çuan atë në "Silver Jubilee Hospital" më 10 maj por nuk ishin në gjendje të siguronin një shtrat për të sepse të gjitha pavijonet ishin plot.
Ndërsa ata prisnin jashtë spitalit, gruaja mbeti pa ndjenja, duke bërë që familja të besonte se ajo kishte ndërruar jetë.
Familja e çoi atë në shtëpi dhe filloi të përgatitej për djegien e trupit, por para se të fillonte djegia, Gaikwad hapi sytë dhe filloi të qante, sipas medieve lokale. Polici lokal, Santosh Gaikwad, konfirmoi se incidenti kishte ndodhur.
Gruaja u dërgua përsëri në spital për trajtim të mëtejshëm, tha Dr. Sadanand Kale, themeluesi i "Silver Jubilee Hospital."
Gjendja e saj aktuale nuk dihet, raporton Insider.
India është ende në mes të një vale shkatërruese të dytë të koronavirusit.
Vendi ka raportuar më shumë se 24 milion raste dhe më shumë se 270,000 vdekje deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë pesë deri në 10 herë më të larta.
