Cikloni Tauktae godet Indinë, 20 persona humbin jetën, zhduken mbi 90 të tjerë

Cikloni Tauktae ka goditur bregun perëndimor të Indisë, ku si pasojë 20 persona kanë humbur jetën.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se për pasojë 700 persona kanë mbetur të bllokuar dhe më shumë se 90 të tjerë janë zhdukur. Mësohet se disa prej personave të zhdukur ishin në një barkë në brigjet, e qytetit indian të Mumbai, e cila për fat të keq u fundos.

Flota detare indiane tha se kishte shpëtuar 177 nga 270 personat në bord dhe se përpjekjet për të gjetur të mbijetuar ishin në vazhdim.

Ajo ka ngritur një mision masiv të shpëtimit ajror dhe detar për punëtorët e naftës të zhdukur, i cili po pengohet nga valë të mëdha.