Shembet "Harku i Darvinit", shkëmbi i famshëm në ishujt Galapagos

Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos është shembur dhe si rrjedhojë  ka rënë në det.

Maja e Harkut të Darvinit, e vendosur në pjesën veriore të arkipelagut, u shemb si pasojë e erozionit natyror, sipas Ministrisë së Mjedisit në Ekuador.

"Harku i Darvinit është krijuar nga gurë natyror që dikur kanë qenë pjesë e ishullit Darvin.

Shembet  "Harku i Darvinit", shkëmbi i famshëm në

Harku konsiderohet si një nga pikat më të mira të zhytjes në arkipelagun e Oqeanit Paqësor.

Harku i Darvinit, i cili  është i mbrojtur nga UNESCO dhe njihet për shumë specie endemike të kafshëve dhe bimëve, frymëzoi  teorinë e famshme evolucionit të Darvinit, nga ku mori dhe emrin.