Lëkundet ndërtesa 300 metra e lartë, shikoni momentin kur njerëzit ia mbathin të tmerruar
Një ndërtesë e lartë me më shumë se 70 kate është evakuuar pasi filloi të lëkundej në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen.
Sipas mediave të huaja, personat e pranishëm filluan t’ja mbathnin me vrap sapo panë që ndërtesa 300 metra e lartë filloi të lëkundej.
Autoritetet lokale nuk e dinë ende se çfarë ndodhi me ndërtesën 20-vjeçare, pasi nuk është regjistruar asnjë tërmet.
剛剛中午時分,位於深圳華強北,樓高73層的賽格電子大廈突然搖晃,原因不明也沒地震!樓宇內人群和樓下人群紛紛逃命! pic.twitter.com/aoixkH6OeY
— 風再起時【香港挺郭后援會3】 (@dZnJUCdo4FlZqgd) May 18, 2021
Ndërkohë, në fotot e publikuara në media shihen njerëzit që përplasen me njëri-tjetrin teksa përpiqen të largohen sa më shpejt.
Ndërtesa ndodhet në qendër të Shenzhen, një qytet i gjerë me më shumë se 12 milion njerëz, i njohur për industrinë e teknologjisë. Sakaq ka autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë.

