Emigrantët nga Maroku drejt Spanjës arrijnë numër rekord, në kufi shpërndahen me gaz lotsjellës
Të paktën 6 000 emigrantë kanë arritur në enklavën Ceuta të Spanjës nga Maroku fqinj, një numër rekord për një ditë, thonë zyrtarët spanjollë.
Ata thonë se emigrantët, të cilët përfshijnë rreth 1 500 të mitur ose notuan rreth gardheve kufitarë që dalin në det ose ecën përtej baticës.
Thuhet se ata janë kryesisht nga Maroku. Spanja pohon se tashmë ka dërguar rreth 2,700 pas, por jo të miturit.
Enklavat Spanjolle, Ceuta dhe Melilla janë bërë magnet për emigrantët afrikanë. Trupat spanjolle janë vendosur në plazh për të ndihmuar policinë kufitare në pikën kryesore të hyrjes së Ceuta - Tarajal, në anën jugore të enklavës.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se 200 trupa, plus 200 policë shtesë do të ndihmonin forcën kufitare normale të Ceutës me 1 100 forca. Enklava ka rreth 80,000 banorë.
Nga ana tjetër, forcat marokene të sigurisë në Fnideq, hapën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të madhe emigrantësh në gardhin e kufirit.
Kryeministri Pedro Sánchez ka anuluar një udhëtim në Paris, ku ai do të merrte pjesë në një samit të udhëhequr nga Francezët për ndihmën financiare për Afrikën.
Në vend të kësaj, ai është duke u përqendruar në krizën e Ceutës dhe ai premtoi "vendosmëri maksimale" në rivendosjen e normalitetit në enklavë.
