Po pinte kafe në lokal, ekzekutohet me armë zjarri 40-vjeçari në Kosovë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kosovë, ku një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në ndodhur në një lokal në Pejë, ku 40-vjeçar, i identifikuar si Beqir Kastrati, po pinte kafe, në rrugën “Gjin Gazulli”, rreth orës 15;35.

Si ndodhi ngjarja? 

Mediat kosovare shkruajnë se Xhavdet Januzi me profesion mësues është afruar në lokalin ku ishte ulur Kastrati dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. 

Mësohet se autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh. Kastrati kishte debatuar edhe më herët me Januzin, pasi e akuzonte atë se i ngacmonte të bijën. Sot paradite të dy ishin takuar për tu sqaruar, por debati ka përfunduar me vrasje.

“Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, menjëherë policia ka dal në vend të ngjarjes dhe ka hasur në një person i cili është qëlluar me armë zjarri, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet të cilat janë duke u marrë me rastin.”-njofton policia e Kosovës.

 

Ndërkohë, mediat e Kosovës, kanë publikuar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur vrasja.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë në lidhje me krimin e rëndë.