Nilsa Hysi në një lidhje, Roza Lati ia zbulon detajet për herë të parë në studion e Why Not

E ftuar në emisionin, Why Not me Roza Latin, ishte Nilsa Hysi, e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar nga videot komike që publikon në Tik Tok dhe Instagram.
Gjatë intervistës Roza vëren unazën që Nilsa mbante në gishtin e fejesës. E pyetur nëse është e lidhur apo jo, Nilsa replikon: "Kjo unazë është unazë për postin tim. Jam me dikë. Çunave që më kanë shkruajtur, për të dalë për kafe, i kam thënë se nuk besoj se i dashuri im do jetë dakord për të pirë kafe bashkë."
Gjithashtu Nilsa foli rreth të dashurit të saj:" I dashuri im e kupton humorin tim. Ndonjëherë edhe humorin e kemi të përbashkët. Në disa video më ndihmon. Pjesën më të madhe të videove i bëj vetë, sepse ai nuk ka shumë qejf të jetë në këtë fushën e artit. Art i thënçin ", thotë Nilsa duke qeshur.