Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë i riu në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 08:15
Një i ri humbi jetën në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina”.
Shtetasi R. K, 33 vjeç, mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

