“Zgjidhni”/ Basha kritikëve në Këshillin Kombëtar: Nëse zgjedhjet për ju janë në rregull, jap dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2021, 22:09
Kryedemokrati Lulzim Basha, në Këshillin Kombëtar ka sfiduar anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke i vënë përballë dy alternativave. Basha është shprehur, se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit janë në rregull, atëherë ai do të jap dorëheqjen nga posti.
Por nga ana tjetër shton se nëse zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura atëherë duhet të vijohet beteja.
"Zgjidhni dhe dua tju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani."- ka thënë Basha.
