Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Ristani- Bashës: Ke humbur tre herë, një herë që fitove e dimë të gjithë se si
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Arben Ristani,në fjalën e tij që ka mbajtur në mbledhje i është drejtuar Kryedemokratit Lulzim Basha, duke i thënë se ka humbur tre herë, dhe sipas tij tashmë është koha që kreu i PD-së të largohet.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është shprehur se PD duhet të bëhet demokratike, teksa ka shtuar se duhet të kenë shpresë të fitojnë pas katër viteve, duke i ofruar Kryeministrit Edi Rama sipas tij një model ndryshe.
Ai thotë se duhet nisur një analizë pasi po vijnë zgjedhjet lokale dhe ai ka frikë se PD do të humbasë sërish.
"Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.
Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se "po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë
Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.
Le ta nisim analizën por nuk ecet kështu. Vijnë zgjedhjet lokale dhe kam frikë se do humbasim prapë më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proçes. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike.
Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratik, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata."


