Aksidenti te "Vasil Shanto", arrestohet shoferja që përplasi 3 persona dhe përfundoi në lokal 

Policia arrestoi 49-vjeçaren Flutura Zaimi e cila drejtonte mjetin tip Mecedez Benz i cili si pasojë e humbjes së drejtimit përfundoi brenda një lokali në zonën e Vasil Shantos duke plagosur tre persona mbrëmjen e së shtunës. Nga përplasja u dëmtuan dy biznese si dhe stacioni i autobusit.

Kjo është çfarë ka mbetur pas nga aksidenti I ndodhur mbrëmjen e të shtunës në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Policia njoftoi arrestimin e drejtueses së mjetit Mercedez Benz, Flutura Zaimi.

49-vjeçarja rreth orës 20:55 minuta të mbrëmjes së shtunë ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht më stacionin e autobusit dhe më pas përfundoi në lokalin afërsi të saj.

Nga përplasja mbetën të dëmtuar tre qytetarë 2 prej të cilëve po qëndronin në stacionin e autobusit dhe një tjetër i gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Burime nga spitali bëjnë më dijë se gjendja shëndetësorë e të lënduarve është jashtë rrezikut.

Ekspertet e policisë rrugore kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën më të qartë të aksidentit.

Ndërkohë 49-vjeçarja do ti nënshtrohen një testi për të zbuluar nëse kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.