Kërkimet për kriptovalutat në" 5 maj", Policia arreston Kristin Peçin dhe Evis Zenelin
Antikrimi ekonomik i policisë ka vijuar kontrollet në zonën e "5 majit" në kryeqytet më qëllim gjetjen e disa pajisjeve që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Në këtë aksion 2 persona u vinë në pranga. Ata janë Kristin Peci dhe Evis Zeneli ky I fundit punotor I OSHEE.
Dy persona u arrestuan nga policia pas zbulimit të bazës ku prodhoheshin monedhat elektronike në godinën ku ndodhi vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema nga miku i tij Marjus Dema mbrëmjen e 11 Majit.
Pas krimit, policia zbuloi disa pajisje të cilat shërbenin për prodhimin e monedhës virtuale Bitcoin në ambjentet e godinës ku qëndronin të rinjtë.
Nisur nga pajisjet e zbuluara ekspertët e krimit ekonomik zhvilluan një tjetër operacion 2 ditë më parë, po në zonën e 5 majit..
Pas këtyre kontrolleve policia njoftoi se ka arrestuar Kristian Pecin dhe Evis Zenelin ndërsa ky I fundit mban detyrën e operatorit elektrik. Arrestimi i tyre është kryer pas zbulimit të një lidhje e pa ligjshme të energjisë elektrike.
Nga këqyrja e magazinave u zbuluan edhe disa njësi kompjuterike të cilët dyshohen të kenë lidhje më laboratorin e monedhave virtual që u zbulua një ditë pas ngjarës së rëndë.
Në vendngjarje policia sekuestroi disa municione luftarake dhe mjete që shërbejnë për lëndët narkotike cannabis sativa.
Hetuesit pritet të analizojnë të gjitha provat e gjetura natën e vrasjes së Mehmet Qemës por edhe në operacion e zhvilluar dy ditë më parë për të konstatuar nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Të shtunën gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg ndaj Marjus Demës në lidhje me ekzekutimin e 27-vjeçarit ndërsa për shokët e tij u caktuan masat arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.


