Aksident te "Vasil Shanto", gruaja merr përpara me makinë dy këmbësore dhe përfundon në lokal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 21:27
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e "Vasil Shantos" në kryeqytet.
Një automjet, i cili drejtohej nga një 47-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u futur në verandën e një lokali në anën të rrugës.
"Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi".
Si pasojë, mjeti ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vendi ku ndodhi aksidenti

