Rikthimi i imzot Massafrës pas kalimit të Covid: Ishin ditë të vështira, u trajtova në terapi intensive

Nuk ka qenë e lehtë, por ja ka dalë të fitojë betejën me virusin Sars Cov-2. Pas afro 2 muajsh është rikthyer në Shkodër, arqipeshkevi i Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra.

Kleriku 72-vjeçar kremtoi meshën në festën e Zojës Fatima ku nga kisha rrëzë kalasë, besimtarët e pritën me duartrokitje, ndërsa nuk i shmangu emocionet dhe përlotjen.

Arqipeshkëvi Massafra tregon për Ora News përballjen me koronavirusin dhe trajtimin në terapi gjysëm intensive.

Rikthimi i imzot Massafrës pas kalimit të Covid: Ishin ditë

"Një javë më kanë mbajtur me maskë me oksigjen të plotë, intensive, më kanë shpëtuar. Virusi është shumë i pabesë. Përballë ishte Krishti i kryqëzuar dhe një figurë e Zojes, i kisha parasysh, ato kanë qenë forca ime. I kam përjetuar kreshmet dhe Pashkët në këtë mënyrë."

Imzot Massafra ka këtë apel ndaj tyre që ende nuk e besojnë virusin.

Nga marsi i vitit 1998 e deri më sot, imzot Angelo Massafra mban detyrën e arqipeshkevit të Shkodrës, pas emërimit që Ati i Shenjtë i bëri asokohe, pas vdekjes së imzot Frano Illisë.