Izraeli përgatitet për operacione tokësore, shikoni live çfarë po ndodh në Gaza dhe Tel Aviv
Ushtria izraelite tha se trupat e saj “janë duke u përgatitur për operacione tokësore” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.
Këta të fundit kanë vazhduar të hedhin raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa sulmet ajrore izraelite në enklavën palestineze kanë vazhduar të marrin jetë njerëzish.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit deri të enjten herët në mëngjes numri i të vdekurve në Gazë nga sulmet me raketa arriti në 83 persona mes tyre 17 fëmijë. Organizatat bamirëse lokale thonë se disa prej të vdekurve në Gazë u shkaktuan nga raketat e Hamasit që nuk arritën të godasin objektivat izraelitë. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të enjten se 487 persona janë plagosur.
Autoritet izaraelite njoftuan se shtatë izraelitë janë vrarë, mes tyre një djalë gjashtë vjeçar.
Shikoni se çfarë po ndodh minutë pas minute në Rripin e Gazës dhe në Tel Aviv nga transmetimi i drejtpërdrejtë i agjencisë së lajmeve Reuters nga dy zonat e diskutueshme.

