Sulmi me armë, Presidenti kërkon rishikim të ligjit për armëmbajtjen dhe sigurinë në shkolla

Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar ndryshime në rregulloret e sigurisë së shkollave dhe të armëmbajtjes pas tragjedisë së ndodhur në Kazan. 7 studentë dhe 2 punonjës të shkollës humbën jetën pasi një 19-vjeçar hapi zjarr.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga zyrtarët e lartë rus që të marrin menjëherë masa për armëmbajtjen në Rusi.

Pas ngjarjes tragjike në një shkollë në Rusi, ku humbën jetën 9 persona, Putini tha se të shtënat në shkollë, të marten, "kanë tronditur" vendin dhe urdhëroi qeverinë të rishikojë rregulloret e sigurisë nëpër shkolla si dhe të forcojë kontrollin mbi pronësinë civile të armëve.

Nëntë njerëz u vranë, duke përfshirë shtatë studentë dhe dy punonjës të shkollës, kur një person i armatosur sulmoi një shkollë në Kazan të Rusisë. Ndërkohë, më shumë se 20 u shtruan në spital me lëndime.

Autoritetet deri më tani nuk kanë dhanë asnjë motiv përse Ilnaz Galyaviyev, 19 vjeç, kreu sulmin në shkollë. Ai u paraqit në gjykatë të Mërkurën, i akuzuar për vrasje dhe u mori masën e sigurisë arrest me burg. Zyrtarët njoftuan se ai zotëronte lejen për armë zjarri, edhe pse shfaqte sjellje të çrregullt mendore kur u arrestua.

Në komunikimin e tij me zyrtarët rusë, Presidenti Putin tha se tragjedia në Kazan duhet të shërbejë në të ardhmen për futjen e një protokolli të unifikuar të sigurisë dhe anti-terror në shkollat ​​ruse.

"E gjithë Rusia qëndron me Tatarstanin, me banorët e Kazanit, në këto ditë të vështira" – tha Vladimir Putini.