VIDEO/ Momenti i shembjes së ndërtesës 14-katëshe në Gaza pas bombardimeve izraelite

Mëngjesin e sotëm  Rripi i Gazës u bë sërish objektiv i një serie sulmesh raketore nga ajri.

Mbi 650 lokacione që i përkasin grupit militant "Hamas" janë rrafshuar prej fillimit të Operacionit izraelit "Rojtarët e Mureve", godina, seli, banka dhe tri ndërtesa shumëkatëshe.

Mbi 60 kanë shkuar viktimat në Gazë dhe të paktën 7 kanë humbur jetën në Izrael.

Nga bombardimet e shumta në rrjetet sociale është postuar momenti i shembjes së një ndërtese 14-katëshe në Gaza, në të cilën ndodheshin zyrat e mediave dhe organizatave të tjera.