Qindra raketa godasin Izraelin, numri i viktimave shkon në 74
Militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetëra raketa në Izrael dhe si për pasoj ka shkaktuar 67 viktima në Gaza dhe 7 njerëz të tjerë janë vrarë në Izrael.
Më shumë se 374 njerëz u arrestuan dhe 36 oficerë u plagosën pas përplasjeve në qytetet izraelite, tha policia izraelite.
Ditën e sotme, IDF tha se rreth 1,500 raketa ishin qëlluar nga Gaza në qytetet Izraelite që nga koha që luftimet u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave.
Ky luftim ka shpërthyen që të Hënën pas rritjes së tensionit Izraelito-Palestinez në Jeruzalemin Lindor, i cili kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 400 njerëz janë plagosur atje që nga fillimi i konfliktit, përveç 67 të cilëve kanë vdekur.
