Ju flet Moska: 16 valët ose si në 25 prill përfundoi lufta e radhës politike brenda ish-PPSH
Situata politike ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Midis atyre që lundrojnë nëpër dete dhe oqeane ekziston një legjendë e valës apo dallgës së 16. Sipas kësaj legjende të cilën e kanë studiuar dhe shkencëtarët dhe kanë mendime të kundërta, në çdo 16 dallgë njëra është më e lartë, më e rrezikshme, dallga e përbindshme. Në vitin 1979, Mehmet Shehu mbajti një fjalim ku numëroi 12 valë apo 12 dallgë që kishte kaluar Partia e Punës në pushtet atëherë, më parë Partia Komuniste që nga viti 1941 që kur ishte krijuar. Dallga e 13 do të ishte kjo që mori Mehmet Shehun 2 vjet pas fjalimit në 1981. Kjo teori është interesante në një kuptim tjetër. Kur në Shqipëri u bë pluralizimi politik, u kalua nga regjimi i diktaturës komuniste, mund të thuhet se demokracia ndodhi si një çarje brenda partisë në pushtet, Partisë së Punës…
Një listë me emra për vajza dhe kuptimi pas tyre
13 Maj, 19:52

