Ohaio / Nëse vaksinoheni hyni në shorteun për të fituar 1 milion dollarë

Udhëheqësit në SHBA po kërkojnë çdo mënyrë, për të bindur amerikanët që të marrin vaksinën e koronavirusit. Guvernatori i Ohaio-s, Mike Dewayne, njoftoi të mërkurën se shteti i tij do i ofrojë qytetarëve që do të vaksinohen, shansin për të fituar 1 milion dollarë.

Ai sqaroi se në këtë shorte do të marrin pjesë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, që janë banor të Ohaio-s dhe që kanë marrë të paktën një dozë  të vaksinës.

58.7% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës të covid-19.
117 milionë njerëz ose një e treta e popullsisë së rritur është imunizuar plotësisht deri sot. Por fushata e vaksinimit është ngadalësuar javët e fundit, diçka që shtyn politikanët të ndërmarrin veprimtari nga më të ndryshmet, për të bindur bashkëqytetarët e tyre që të vaksinohen.

Në lotarinë e Ohaio-s, fituesi i parë do të shpallet më 26 maj. Dhe pastaj për pesë javë çdo të mërkurë do të shpallen fituesit e tjerë, të 1 milion dollarëve.