Iran, dyshohet se iu pre koka se ishte gay, shpërthejnë protestat

Vrasja e një 20-vjeçari homoseksual iranian po shkakton zemërim jo vetëm në Iran, por edh enë disa vende të botës.

Ali Fazeli Monfared, i njohur për miqtë dhe në mediat sociale si Alireza, thuhet se u rrëmbye dhe iu pre koka në Ahvaz, Irani jug-perëndimor, javën e kaluar.

Partneri i tij i tha BBC Persia, se ai besonte se ai mund të ishte vrarë nga të afërm meshkuj.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar mbi vdekjen e tij, por BBC Persia mori fotografi të vendit të varrit të tij.

Lajmi për vdekjen e tij ishte raportuar nga 6Rang, Rrjeti Iranian i Lesbikeve dhe Transgjinorëve.

Grupimi sugjeroi që ai mund të ishte rrëmbyer dhe vrarë nga anëtarët e familjes pasi zbuluan prova të seksualitetit të tij.

Trupi i tij thuhet se u gjet i hedhur, një ditë pasi mamasë së tij iu tha se ai kishte vdekur dhe u udhëzua se ku të gjente trupin e tij.

Partneri i 20-vjeçarit, Aghil Abyat, tha se Alireza kishte udhëtuar në Ahëaz për të vizituar nënën e tij, për të marrë një kartë përjashtimi nga shërbimi ushtarak dhe për të shitur telefonin e tij celular.

Ai duhej të fluturonte për në Turqi për t'u bashkuar me Abyat vetëm disa ditë më vonë, me sa duket me shpresën për të aplikuar për azil në Evropë.