Vaksinohet kreu i OBSH, mesazh vendeve të fuqishme: Dërgoni vaksina në të gjitha vendet
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë vaksinën kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i OBSH me anë të një postimi në Twitter.
Edhe pse nuk ka treguar se cilën prej vaksinave ka marrë, Ghebreyesus ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen.
“Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar në Hôpitaux Universitaires de Genève kundër COVID-19. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është thelbësore që t’i dërgoni në të gjitha vendet. Nëse ju si unë jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutemi vaksinohuni kur të jetë radha juaj," shkruan ai në Twitter.
Today it was my turn to get vaccinated @Hopitaux_unige against #COVID19. Vaccines save lives. It’s critical to get them to all counties A.S.A.P. If like me you live in a country where vaccines are available, please get vaccinated when it’s your turn. pic.twitter.com/ioNMLH5TW9
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) May 12, 2021