Dua Lipa nderon Amy Winehouse, shfaqet si ajo në “Brit Awards 2021”

Dua Lipa nderon Amy Winehouse, shfaqet si ajo në “Brit Awards

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa e cila ka korrur sërish sukses mbrëmjen e djeshme ka mahnitur me veshjen e saj. Por mesa duket Lipa e vëmendshme gjithmonë në detaje, nuk ka zgjedhur më kot që të shfaqet në mënyrë të tillë.

Superylli i "Levitating” kishte veshur një fustan të shkurtër të verdhë me supe jashtë dhe me rrjetë lejla sipër, geta të zeza dhe çizme në platformë, një ansambël i ngjashëm me atë që veshi Winehouse në Brit Awards 2007. Po ashtu i ngjashëm ishte edhe modeli i flokëve të Lipës.

Fustani i shkurtër ikonik i Winehouse do të dalë në ankand nga familja e saj në 10 vjetorin e vdekjes së saj në korrik.

Në eventin “Brit Awards”, Dua arriti të merrte çmimet më të rëndësishme për albumin e saj “Future Nostalgia”. Këngëtarja u vlerësua me çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë”.