Ndërron jetë këngëtarja e njohur italiane e cilësuar si "zëri historik" i vendit
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 24 Prill 2021, 09:58
Këngëtarja e njohur Milva ( Ilvia Maria Biolcati ) ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.
Këngëtarja jetonte në shtëpinë e saj në Serbelloni në qendër të Milanos me sekratren e saj Edith dhe vajzën Martina Corgnati, kritike arti.
Biolcati kishte humbur kujtesën prej kohësh.
Gjatë karrierës së saj 50 vjeçare ajo ka arritur të regjistrojë një numër të madh këngësh, duke kaluar nëpër zhanre muzikore që janë gjithashtu shumë të largëta nga njëra-tjetra, duke shitur mbi 80 milion disqe në të gjithë botën.
Deri sot mbetet artistja me numrin më të madh të albumeve të krijuara, plot 173 albume në studio, albume live dhe koleksione.
