“Oscar 2021” / Për herë të parë në histori fiton një grua aziatike me filmin “Nomadland”

 

Ceremonia e 93-të e çmimeve Oscar 2021 u zhvillua të dielën, një ceremoni ndryshe, për shkak të pandemisë, e cila bëri që organizatorët të ndryshojnë vendin e evenimentit për këtë vit. Mbrëmja u zhvillua në stacionin historik të trenit në zemër të Los Angeles, rreth 12 kilometra larg Teatrit Dolby, ku tradicionalisht ndaheshin çmimet Oscar për vite me radhë.

Të ftuarve u është kërkuar të mos i mbajnë maskat në momentin kur kamerat filmojnë. Megjithatë, gjatë reklamave ata kanë vendosur maskat. Gjithashtu spektaklin e ndoqi nga afër një publik prej 170 personash.
“Nomadland” fitoi çmimin për filmin më të mirë.

Çmimin për regjinë më të mirë e fitoi regjisorja e filmit “Nomadland”, Chloe Zhao. Regjisorja, 39-vjeçare kineze, është gruaja e dytë në historinë e Oscar që fiton çmim për regji (pas Kathryn Bigeloë me "Hurt Locker") dhe e para me origjinë aziatike.
Teksa mori çmimin e Oscar për regji ajo deklaroi: "Falënderoj Akademinë dhe kolegët e mi të nominuar. Kur isha e vogël në Kinë, unë dhe babai im lexonim poezi. Fraza e parë që mbaj mend ishte 'njerëzit lindin të mirë'. Kjo gjë ka ndikuar tek unë deri më sot. Gjithmonë kam gjetur mirësi tek njerëzit që takoja. Ky çmim i përket kujtdo që ka besim dhe guxim të mbetet i mirë me veten dhe të tjerët ... Unë ua kushtoj atyre që më frymëzuan ”. Gjithashtu, Zhao ka fituar çmimin Glob i Artë në ceremoninë BAAFTA dhe 55 çmime për regji nga komisionet Amerikane.

“Oscar 2021” / Për herë të parë në histori

Anthony Hopkins fitoi çmimin për rolin e tij në filmin "Babai" të regjisorit Florian Zeller. Ky është çmimi i dytë Oskar i fituar nga aktori 84-vjeçar, 30 vjet pas filmit "Heshtja e Qengjave".

“Oscar 2021” / Për herë të parë në histori

Çmimin për aktoren më të mirë e fitoi Frances McDormand në fimin “Nomadland” të Chloe Zhao.Youn Youh-jung nga filmi “Minari” fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë në rolin e dytë. Bëhet aktorja e parë nga Koreja e Veriut që fiton Oscar për aktrim.

Aktores iu dha çmimi nga Brad Pitt. Yun Yoo-jung tha: " Unë jam nga Korea . Askush në ceremoni nuk di ta shqiptojë emrin tim, por sonte ju fal të gjithëve. Unë gjithmonë i shikoja Oscaret në TV. Jam këtu dhe po marr një çmim, thjesht nuk e besoj! Faleminderit atyre që votuan për mua dhe gjithë familjes së filmit, por më shumë për Lee Isaac Chang , sepse pa të nuk do të isha këtu sonte pa ndihmën e tij. Unë nuk besoj në konkurrencë - si të garosh me Glenn Close? Ne të gjithë jemi fitues, unë thjesht pata më shumë fat sot. Këtë çmim ia kushtoj regjisorit tim të parë. Mendoj se ai do të ishte shumë krenar nëse do të ishte akoma gjallë.”