Grabitja me sqepar tek "Rruga e Kavajës" ky është një nga dy grabitësit në arrati

Ky është Marian Gjonpalaj një prej autorëve të dyshuar të grabitjes që iu bë kambistit Qani Zili në zonën e Rrugës së Kavajës me datë 4 maj.

Ai së bashku më Marion Bajramin vijojnë të jenë në kërkim e ndërsa në pranga për këtë ngjarje ka rënë, Roni Spaho, ku sipas policisë ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në grabitje.

Emri i Marian Gjonpalaj del i përfshirë në një tjetër ngjarje që ka të bëjë po me grabitje.

Grabitja me sqepar tek "Rruga e Kavajës"  ky është
Marian Gjonpalaj

Ai së bashku më të vëllain Albert Gjonpalaj  janë akuzuar nga policia si autorë të grabitjes të një shume prej 180 mijë dollarë në hotel "Sheraton" por u liruan për mungesë provash.

Ndërkohë për sa i përket Albert Gjonpalajt, vëllait të Marianit, me datën 13.05.2018 u arrestua nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri Andrea Brigon, duke i shkaktuar 2 plagë në kofshën e djathtë.

Për sa i përket ngjarjes së ndodhur me 4 maj policia ka kryer disa kontrolle më qëllim kapjen e 2 personave por pa rezultat.