Vrasja e Bledar Birçaj, Qyno: Viktima me armë me vete, me të ishin edhe 2 persona të tjerë

Gazetari i Ora News, Elton Qyno ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur më 10 maj 2021 në Vlorë ku u vra Bledar Birçaj.

Ai tha se Birçaj ishte një eksponent i njohur i botës së krimit nga ana e policisë dhe se më parë ka jetuar në Spanjë dhe mendohet se atje ka jetuar duke u marrë me trafikun e lëndëve narkotike.

Qyno: Birçaj ishte një eksponent i njohur i botës së krimit nga ana e policisë. Ai më parë ka jetuar në Spanjë dhe mendohet se atje ka jetuar duke u marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Ky person ka qëlluar me armë një person në vitin 2011 dhe për këtë ngjarje është arrestuar. Nuk janë mësuar akoma se cilat kanë qenë problemet me biznesmenin që donte ta vriste Birçaj. Në fakt Birçaj ka qëndruar vetëm 120 ditë në burg dhe ka marrë dëmshpërblim për qëndrimin e tij në burg. Edhe pse dyshohej se ai merrej me trafik lëndësh narkotike, por kurrë nuk i janë ngritur akuza direkte.

Deri më tani janë shoqëruar 15-20 persona në dijeni me ngjarjen, por ama deri më tani nuk një zbardhje të ngjarjes. Në këtë rast, ndryshe nga herët e tjera, nuk kemi një makinë të djegur sikurse ndodh zakonisht, çdo gjurmë është zhdukur. Nëse policia gjen makinën mund të gjej prova të tjera, sepse djegia e makinës i fshin provat e autorëve.

Qyno shtoi se në makinën që u qëllua ishin 3 persona, ku bashkë me Birçajn ishte efektivi i policisë , si dhe një person i tretë.

Qyno: Në makinën që u qëllua ishin 3 persona. Personi që ishte në sediljen e parë të makinës është një oficeri policisë së Vlorës që është marrë me hetimi ne trafikut të drogës. Ai arrin që të dalë nga makina, edhe pse kjo e fundit ka përballuar një sërë plumbash. Ndërsa viktima është qëlluar me dy plumba. Ndërkohë personi i tretë ka tentuar që të dalë, por nuk ka arritur që të dalë deri në larimin e autorëve të krimit. Ai së bashku me oficerin e policisë i kanë dhënë ndihmën e parë, por viktima nuk ka mundur që të mbijetonte.

Po të shihet në video efektivi i policisë ka tentuar të nxjerrë armën e shërbimit, por nuk ka arritur që ta nxjerrë pistoletën. Ata e kanë ditur se Birçaj udhëtonte me një efektiv policie dhe kanë marrë masa për armatim shtesë. Ndërsa edhe viktima ka pasur armë me vete, sepse kishte frikë për një atentat të tillë, por nuk ka arritur ta përdorë.