Autobusët e tejmbushur dhe pa ajër të kondicionuar, qytetarët: Në urbane ngjeshemi si sardele
Temperaturat e larta, mungesa e ajrit te kondicionuar dhe tejmbushja e linjave urbane krijon një situate kaotike për të gjithë personat që janë të detyruar të lëvizin çdo ditë me ta. Qytetarët kërkojnë shtimin e linjave urbane ndërkohë që shprehin shqetësimin e tyre për mosmbajtjen e maskave .
Transport urban në Tiranë vazhdon të jetë një problem më vete për të gjithë personat që detyrohen të lëvizin çdo ditë me të. Njerëz me maska e pa maska ,të ngjeshur me njëri tjetrin përballen cdo ditë me këtë situatë.
Mbipopullimi, mosrespektimi i masave anticovid dhe tejmbushja e linjave urbane në kryeqytet sjellin kaos dhe shqetësim.
“Ka dyndje dhe nuk respektojnë masat, as të rinjtë dhe as të moshuarit. Autobusët janë shumë të pisët dhe shumë të pasigurt. Dyndje ka shumë, mbushen autobusët, një pjesë i mbajnë maskat dhe një pjesë jo.
Disa qytetarë ironizojnë në lidhje me transportin urban
“Janë një turmë si sardelet, kot flet ajo Ministrja e Shëndetësisë.”
Mungesa e ajrit të kondicionuar dhe dritaret e vogla te autobusëve janë kthyer në një problem më vete pas rritjes së temperaturave.
Qytetarë shprehen se është e domosdoshme shtimi i linjave urbane për ta bërë shërbimin më të pranueshëm.


